Këshilli i Lartë i Drejtësisë miraton vlerësimet për tetë gjyqtarë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme, pasi u njoh me raportimin e anëtarit të këtij Këshilli, Ilir Mustafaj, shprehën konsideratën e tyre pozitive në lidhje me proçedurat transparente që u aplikuan në testimin seleksionues.Pasi u njohën me këtë proçes, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  miratuan vlerësimet për tetë gjyqtarë.Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të vlerësojë me "Shumë mirë" gjyqtarwt Anita Mici, Avni Sejdi, Artan Çupi, Agim Bendo, Albert Meça, Gjovalin Përnoca dhe Marjana Velçani.Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të vlerësojë me "Mirë" gjyqtaren Manjola Bejleri.