Industria detare do të punësojë 1000 persona
Ndërtimi i anijeve, barkave të reja dhe mundësia e lundrimit të këtyre mjetëve nga vendet fqinje në bregdetin e Adriatikut dhe Jonit në Shqipëri, pritet ti japin një rëndësi të veçantë industrisë detare. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, është partnere e një projekti të huaj, që synon këtë qasje të re në ekonominë e vendit.Nikolin Jakaj tha se nga ky institucion është kërkuar me ngulm hartimi i projekteve të tilla që kthejnë sytë dhe vëmendjen nga turizimi. Kompani të ndryshme shqiptare dhe të huaja që operojnë në këtë sektor, do të kenë përfitimet e tyre ndërsa vetë qytetarët shqiptar do ta shohin si një mundësi jo vetëm turistike por edhe punësimi, sepse do të hapen rreth 1000 vende të reja pune.Projekti bazohet në analizën e formave egzistuese të bashkëpunimit në sektorin detar dhe atë të ndërtimit të anijeve, nëpërmjet hartimit dhe identifikimit të sektorit të mallrave në lidhje me zinxhirin prodhues. Një vëmendje e veçantë i kushtohet sektorit të drurit, atij mekanik, të plastikës së gomës, metalit dhe tekstileve. Partneriteti përfshin 15 partnerë nga Italia, Kroacia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina, Shqipëria dhe Greqia.