Miratohet heqja e taksës për sektorin e bujqësisë
Mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka kaluar vetëm me votat e saj nismën e qeverisë për heqjen e taksave për sektorin e bujqësisë. PS votoi në pranim projekligjin, por nuk mori pjesë në votimin në tërësi të saj.Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Arjona Dyrmishi tha se nisma synon eleminimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet e importit që do përdoren në sektorion e bujqësisë dhe blegtorisë dhe reforma do ti japë shtysë prodhimit vendas.Por deputetët e opozitës në komison akuzuan qeverinë se po i ndërmerr këto masa për efekt elektoral, pasi i njëjti propozim u bë nga socialistët në dhjetor, por u hodh poshtë nga mazhoranca. Shqetësues për socialistët është se si do të mbulohen në buxhetin e shtetit gropa prej 130 milionë dollarë që vjen si pasojë e zbatimit të ligjit.Nga zbatimi në terren i kësaj nisme është përllogaritur të përfitojnë rreth 150 mijë ferma në vend.