KKRT prezanton Raportin Vjetor 2012

Këshilli kombëtar i Radio Televizionit  ka prezantuar raportin vjetor 2012, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.kryetarja e KKRT-së, Edlira Bushati, tha se përgjatë 2012-ës janë miratuar gjithsej 175 vendime për rinovim liçensash dhe janë vënë 116 sanksione me gjobë për mos respektim të transparencës. Ndërkohë që shqetësim kryesor për KKRt-në është pamundësia e monitorimit 24 orë në 24, e 250 subjekteve radio televizive në vendSipas Deputetit të Partisë Socialiste, Agim Leka, raporti i paraqitur tregon inekzistencën e KKRT-së, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, tha se KKRT-ja ka funksionuar në mënyrë gjysmake për shkak të mungesës së përfaqësuesve  të opozitës.Ligji i ri për RTV pritet që të futet në fuqi në datën 4 Prill të këtij viti.