Kuvend, pritet të votohen 3 dekretet e presidentit Nishani
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të miratojë sot 3 dekretet e presidentit Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.Kreu i shtetit disa ditë më parë dekretoi emërimin e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imeraj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Xhazair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës së Lartë.Ashtu siç bëri edhe dy ditë më parë në komisionin e ligjeve edhe në seancën e sotme plenare , opozita pritet të mos i votojë tre dekretet e presidentit Nishani me arsyetimin se janë antikushtetuese.Sipas opozitës në Kuvendin e Shqipërisë janë sjellë më parë dekretet e ish- presidentit Topi për këto emërime, të cilat kuvendi nuk i mori asnjëherë në shqyrtim.Ndërkohë në axhendën e Kuvendit janë të përfshirë edhe një sërë vendimesh si ulja e disa taksave vendore dhe projektligji "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë".Gjithashtu në rendin e ditës janë të përfshira edhe heqja e TVSH-së për pagat deri në 30 mijë lekë dhe kontrata e koncesionit për kaskadën e Devollit.Ja disa nga pikat e rendit të ditës1.Projektligji "Për nje ndyshim dhe shtese ne ligjin nr. 10 083 date 23.02.2009 "Për miratimin e Kontratës së Koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si Autoritet Kontraktues dhe ENV AG, STATKRAFT AS dhe DEVOLL HYDROPOËER SH.A., si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar2.Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr.9632,datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore",të ndryshuar.3.Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438,datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat"të ndryshuar4. Projektligji "Për të huajt"4.Propozime për reformën parlamentare. (Projektvendimi "Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit"si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550,datë 18.11.1999 "Statusi i deputetit",i ndryshuar")Për votim :1.Projektligj "Për nëpunësin civil"2.Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588,datë 15.3.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë".Ndërkohë pas seancës plenare do të mblidhet edhe Komisioni i Ligjeve ku do të shqyrtohen projektligji për Kodin Civil dhe Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".