Arrestohet ish-drejtori i një banke në Tiranë

Arrestohet ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Tiranë.Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se në sajë të opercionit të koduar "bankieri" është arrestuar 37-vjeçari Genci Markollari, ish-drejtor në një bankë në kryeqytet pasi akuzohet se ka vjedhur rreth 100 mijë euro.Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe disa punonjës të tjerë si bashkëpunëtorë në këtë vjedhje po nuk bën me dije identitetin e tyre për arsye hetimi.Sipas policisë, gjatë periudhës 2004-2012 Markollari ka qënë me detyrë drejtor në një bankë  në kryeqytet dhe për gati 2 vjet në bashkëpunim edhe me punonjës të tjerë duke shpërdoruar detyrën ka tërhequr para kesh nga llogaritë e disa klientëve.