Fullani: Rritja ekonomike nën potencial
Këshilli Mbikqyrës ka miratuar paketën e masave që synojnë të nxisin kreditimin në vend.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në konferencën mujore deklaroi se kjo paketë do të nxis bankat e nivelit të dytë që të investojnë më shumë në ekonominë shqiptare. Kreu i Bankës Qëndrore, ndër të tjera i bëri thirrje politikës që këto masa të gjejnë mbështetje në parlament."Kushtet janë të përshtatshme për ta mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit duke sjellë edhe stimujt monetar për përmbushjen e aktiviteteve monetare të vendit. Inflacioni ka qënë 2.5 përqind duke pësuar rënë nga një muaj më parë dhe kushtet e përgjithshme ekonomike ka favorizuar uljen e inflacionit. Rritja ekonomike nën potencial do të mbetet faktor kryesor për inflacionin ” tha Fullani.Ndërkohë që guvernatori i Bankës Qendrore e përcaktoi ecurinë e ekonomisë shqiptare të ngadaltë gjatë muajve të parë të këtij viti.Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75 përqind.