Sistemi i drejtësisë, Wollfarth: Ka pasur përparime po ka ende punë për t`u bërë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka prezantuar sot raportin “Drejt drejtësisë”, një analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore.Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth është shprehur se Shqipëria ka bërë përparime në sistemin e drejtësisë por ende ka shumë për t`u bërë."Raporti përbën një kontribut të prekshëm në ndihmë të sistemit të drejtësisë dhe kam besim që kjo do të jetë një ndihmë për hapat që do të hidhen në të ardhmen. Çdo shoqëri, çdo qytetar kërkon një sistem drejtësie që fuksionon mirë, një sistem efiçent dhe të pavarur që garanton transparencë. Në fuksionimin e gjyqësorit ka pasur arritje të mëdha, por realizimi i reformave nuk do të thotë që nuk ka ende punë për t`u bërë" tha Wollfarth.Ambasadori Wollfarth është shprehur gjithashtu se raporti thotë qartë se ka ende vend për përmirësim që sistemi të përmbushë standardet ndërkombëtare.“Bazuar në monitorimet në 140 seanca tregon se si duhet të rritet eficenca, kur u pa se në këto nuk u pa asgjë thelbësore për zgjidhjen e cështjeve. Gjykatat mund të redaktojnë numrin e cështjeve të mbartura dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet më shpejt. Raporti është një dokument pune, ftesë e hapur për komente nga të gjithë. Ngremë zërin duke punuar për drejtësi në Shqipëri, rekomandimet e përgjithshme të raportit kanë marrë mbështetjen e fortë të partnerëve tanë” tha më tej ambasadori.