Vasili:Administrata të mos përfshihet në fushatën zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga administrata shtetërore të mos përfshihet në fushatën zgjedhore.Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se administrata duhet të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve."Ne jemi të shqetësuar për shpërqëndrimin energjisë të pavend të administratës e cila duhet të jetë për të shërbyer qytetarëve. Bëjmë thirrje që administrata të rikthehet në problemet shtetërore dhe të ekonomizohet fuqia elektorale në mënyrë që kjo fushatë të mos krijojë probleme artifiacale qytetetëve në vend të zgjidhjeve të problemeve” tha Vasili.Ndërsa i është referuar deklaratave të komisionerit për zgjerim Fyle në intervistën e dhënë në Tonight Ilva Tare, Vasili theksoi se klasa politike heshti ndaj porosive të tij." I bëjmë apel partive politike të ndajnë programin e integrimit nga programi elektoral. Integrimi është problem madhore që krijon një dëm sistematik vendit dhe çdo zëvendësim dhe indiferentizëm është një gabim i pafalshëm, dëmet e së cilës i paguajnë shqiptarët. LSI-ja do të bëjë pareshtuar apele të tilla dhe të jetë misionare e procesit të integrimit" tha Vasili.