PS: Të hiqet taksa e sheshtë, taksim të ndershëm
Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot nga mazhoranca të heqë taksën e sheshtë dhe të mbështesë propozimin e saj për një taksim të ndershëm.Deputetja e PS-së Mimi Kodheli është shprehur në një konferencë për shtyp se taksa e sheshtë vetëm sa ka rrënuar më tej buxhetin e familjeve shqiptare."Taksa e sheshtë që qeveria e ka mbrojtur ka pasur një ndikim negativ në buxhetet familjare të shqiptarëve. Ajo i ka rënuar së tepërmi buxhetet e familjarëve që duhet të përballen edhe me rritjen e çmimeve. Një infermier paguan sot më shumë taksa se kryeministri, ministrat apo deputetët. Prandaj ne kërkojmë nga qeveria ta zëvendosjë taksën e sheshtë me një mënyrë të ndershme taksimi që do të përfitojnë 95 përqind e shqiptarëve” tha Kodheli.Sipas Kodhelit, pas 23 qershorit kur kryeministri do të paguajë më shumë taksa se sa paguan ai sot."Falë një taksimi të ndershëm 95 përqind do të përfitojnë më shumë. Një polic i thjeshtë do të marrë 408 mijë lekë më shumë, do të marrë një rrogë e gjysëm më shumë në vit. Pas 23 qershorit, Edi Rama si kryeministër do të paguajë më shumë taksa. Pas 23 qershorit ai do të paguajë dy milionë lekë taksa më shumë se nga ajo që paguan sot kryeministri.PS e fton mazhorancën ta mbështese propozimin tonë pasi do të përfitonte shumica dërrmuese e shqiptarëve” përfundoi Kodheli.