Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati kërkon largimin e gjyqtarëve
Zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të rënda seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit. Gjyqi ka hyrë në një spirale pas fund zvarritjeje, pasi prej muajsh, gjykata nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë ndaj tij, për shkak të mugesës apo dorëheqjes së avokatëve.Avokati Sajmir Vishaj deklaroi më herët se do të dorëhiqet nga mbrojta e Dritan Dajtit por gjykata vendosi që ky avokat duhet të vazhdojë mbrojtjen e të pandehurit.Ndërsa avokati Vishaj kërkoi largimin e trupit gjykues me arsyetimin se ka mosmarrëveshje mes dy palëve.Dritan Dajti akuzohet se në datën 7 gusht të vitit 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.