Shiten të gjitha biletat për sfidën Juventus-Bayern
Juventus Stedium edhe pse me 41 mijë vende në dispozicion duket se nuk do ti mjaftojë Juventusit për sfida të rëndësishme siç është ajo e kundër Bajern Mynih për Chempions Ligë.Edhe pse kjo përballje do të luhet me daten 10 Prill që do të jetë edhe ndeshja e kthimit biletat e kësaj supërsfidë janë shitur të gjitha në kohë rekord.Lajmin për shitjen e të gjitha Biletave e bën të ditur vetë klubi bardhezi. Sipas tyre, pas shitjeve të biletave për tifozët e abonuar kanë përfunduar menjëherë edhe pjesa tjetër e biletave. Shumë adhurues të Zonjes së Vjetër duhet të ulen përpara TV për të ndjekut ndeshjen më të rëndësishme të skuadrës së tyre në këtë sezon futbollistik.Drejtuesit e Bardhezinjve duket se janë penduar që nuk kanë ndërtuar një stadium më të madhë pasi në sfida të tilla numri I Tifozëve që kërkojnë të shohin nga afër skuadrën e zemrës e kalon shifrën e 41 mijë vendeve të Juventus StediumNdeshja e parë mes Bayern Munchen do të zhvillohet më 2 Prill në "Allianz Arena", ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në "Juventus Stadium" më 10 Prill.