Humels në sezonin e ardhshëm me fanellën e Barcelonës
Mats Humels do të jetë blerja e parë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle dhe gjermane, thuhet se mes Qendërmbrojtësit Gjerman dhe Ktalanasve bisedimet kan avancuara dhe transferimi i tij tashmë është vetëm çështje kohe dhe detajesh.Sipas "Bild", drejtori sportiv i Barcelonës, është caktuar nga stafi drejtues për të monitoruar nga afër situatën e Humels dhe paraqitjet e tij, ndërsa në fund të sezonit do t'i bëjë Borusia Dortmund një ofertë zyrtare për futbollistin 24 vjeçar.Katalanasit janë në kërkim të një zëvendësuesi të mirëfilltë për Karles Pujol, të cilit po i afron fundi i karrierës, ndërsa lojtari gjerman ka spikatur si një nga më të mirët në këtë rol në vitin e fundit.Ndonëse vetë përfaqësuesit e lojtarit dhe ata të klubit të Borusia Dortmund kanë mohuar të kenë pasur kontakte me Barcelonën, mediat spanjolle insistojnë se bisedimet janë në fazë të avancuar dhe tashme po diskutohen vetëm detaje të kontratës që do ta lidhë lojtarin me ekipin katalanas për 5 vitet e ardhshme.Borusia Dortmund pritet të përfitojë nga shitja e kartonit të Humels një shifër të përafërt me 20 milion euro. Këto të ardhura do të ishin të kënaqshme për drejtuesit e verdhezinjve që në sezonin e ardhshëm të sillnin në skuadër të tjerë emra të talentuar për të mbajtur në nivele të larta skuadren që këtë vit ka bërë një përformancë të shkëlqyer në Chempions Ligë.