Operacion antidrogë në qendër të Tiranës, 2 të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2013, 12:17
Një operacion antidrogë i ndërmarrë sot nga policia e Tiranës dhe që është ende në vijim ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie droge dhe arrestimin e dy personave.Sipas informacioneve më të fundit gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar në qendër të kryeqytetit është arrestuar shtetasi Sokol Liçaj, i cili ka qënë i dënuar më parë për vrasje ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit të dytë.Ndërkohë ende nuk dihet sasia e kapur e lëndës narkotike ndërkohë që pritet që në orët në vijim policia e Tiranës të japë më shumë detaje për operacionin.