Arvizu me të rinjtë: Zgjedhje të lira për të rikthyer besimin tek politika
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka veshur plotësisht kostumin e diplomatit për të përcjellë përmes citimesh apelet e tij për klasën politike shqitpare.Duke kujtuar deklaratën e ish sekretatres amerikane Hilari Klinton ambasadori theksoi rëndësinë e zgjedhjeve te lira e demokratike në Shqipëri. Në një ambjent rinor, i pranishëm në tryezën e organizuar nga FRESSH me temë "Arsimi dhe punësimi rinor", Arvizu tha se zgjedhjet e lira janë rruga për t'u kthyer besimin të rinjve tek politika."Gjatë vizitës në Tiranë ish-sekretarja Hillari Clinton i kërkoi politikës që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme e të shihen të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë kjo t'i shërbejë popullit shqiptar dhe juve të rinjve që të krijoni besimin tek udhëheqësit tuaj. Gjithashtu, Clinton tha se demokracia nënkupton jo vetëm zgjedhjet për të zgjedhur udhëheqësit por nënkupton edhe qytetar aktiv, shtyp të lirë, gjyqësor të pavarur, institucione të pavarura transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve, me qëllim që tju shërbejnë qytetarëve në respektim të të drejtave të tyre", tha ambasadori.Thirrjen për dialog mes mazhorancës e opozitës ambasadori e adresoi përmes fjalimi të sekretarit amerikan në Egjipt, i cili kishte kërkuar bashkëpunim mes palëve në interes të vendit."Sekretari Keri vizioi Egjiptin, një vend që po lufton me vetë vizionin e tij të së ardhmes demokratike. Ka mesazhe të vlefshme të vizitës së tij aty, nga të cilat mund të nxjerrë mësim dhe Shqipëria. Ai nënvizoi me qeverinë dhe opozitën: duhet të ketë gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromise kuptimplota në çështje që kanë më shumë rëndësi për popullin. Të arriturit aty kërkon lëshime të verteta mes udhëheqësve politikë dhe shoqërisë civile" tha ai.Në fjalën e tij, diplomati i SHBA-së kërkoi një pjesëmarrje të rinisë në zgjedhje dhe një shoqëri civile më aktive për të bërë zgjedhjet më cilësore.