Elbasan, grabiten 3 kazino, 1 i arrestuar

Gjatë natës së të martës janë grabitur në Elbasan 3 kazino të cilat ndodhen në qendër të qytetit, jo me larg se rreth 50 metra nga teatri "Skampa".Sipas informacioneve të policisë, autori ka qënë i vetëm, i armatosur dhe pa maskë, i cili ka hyrë në kazino për të vjedhur, madje në njërën prej tyre mësohet se autori ka qëlluar me armë. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin si Altin Mehja, I njohur edhe me emrin Elis Mehja, i cili është vënë menjëherë në prangat e policisë.Mendohet se njeri nga pronarët nuk ka bërë denoncim në polici pasi mendohet se është mik i ngushtë me autorin e ngjarjes.Të dhënat e para nga ekspertiza e policisë thonë se autori ka mundur të grabisë 6 mln lekë të vjetra, dhe njihej si një lojtar sistematik. Mësohet se autori ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkuar për të vjedhur.Policia është duke hetuar më tej për këtë ngjarje, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë.