Hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, Gjykata:Shtrim të detyruar në psikiatri

Gjykata e Tiranës ka vendosur shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik për babain që hodhi foshnjen e sapolindur nga dritarja e maternitetit “Goço Gliozheni”.Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen ka dalë në përfundimin se Hysen Biba është i papërgjegjshëm. Ndaj tij ishte ngritur akuza për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, pasi hodhi me foshnjen e tij nga dritarja në ditën e tretë të lindjes.Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 30 korrik 2012, kur Hysen Biba hodhi foshnjën e porsalindur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet.Biba pasi qëndroi rreth dhjetë minuta në dhomën ku ndodhej e shoqja, rrëmbeu fëmijën nga duart e saj dhe e hodhi nga kati i katërt.Foshnja ndërroi jetë më pas si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi prej rënies nga lartësia.