Prandelli:Pashë gjëra interesante gjatë ndeshjes me Brazilin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 13:57
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Cesare Prandelli, ka thënë se ekipi i tij luajti mirë në miqësoren ndaj Brazilit, e cila përfundoi me rezultat 2-2, por tani duhet të fokusohen në ndeshjen ndaj Maltës.Azzurrët u kthyen nga disavantazhi prej dy golave kundër skuadrës së Felipe Scolarit, për ta barazuar rezultatin në 2-2. Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi krejtësisht Italianëve të cilët e dominuan atë."Bëmë një ndeshje të madhe sonte. Pas 30 minutave ne pranuam dy gola dhe u duk sikur gjithçka kishte mbaruar, por ne u kthyem në lojë. Pashë gjëra interesante në këtë ndeshje"."Mario shënoi një gol shumë të bukur dhe krijoi shumë raste shënimi. Gjëja kryesore tani është t'i marrim tri pikë kundër Maltës", deklaroi Prandelli.