Mario Morina në shënjestër të Lazios
Një lajm i bujshëm raportohet nga mediat elektronike italane. Sipas faqes online të tutto mercato ëeb, klubi i Lacios, ka shfaqur interes për blerjen e lojtarit të Tiranës Mario Morina. Sipas asaj që raportohet, 20 vjeçari po ndiqet me interes nga klubi italian, drejtor sportiv i të cilit është Igli Tare.Afrimi i Morinës, është në projektin e skuadrës kryeqytetase për të afruar sulmues të rinj në skuadër dhe gjithashtu është raportuar dhe nga faqe të ndryshme online në Zvicër.Për momentin në skuadrën bardheblu, bëjnë të ditur se stërvitja e Tiranës ditët e fundit është ndjekur nga një menaxher i Lacios, por nuk konfirmojnë zërat.Ndërkohë që media elektronike italiane raporton se në garë për shërbimet e 20-vjecarit janë dhe disa klube zvicerane. Morina, i datëlindjes 16 tetor 1992, luan te Tirana, që prej vitit 2010 dhe aktualisht ka zhvilluar 55 ndeshje duke shënuar dhe 12 gola për skuadrën më të titullare në vend.