Neymar, fans i Mario Balotelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 11:17
Neymar zbuloi se është një fans i madh i sulmuesit italian të Milan, Mario Balotellit.Italiani ishte autori i një goli të bukur në miqësoren e djeshme në Gjenevë kundër Brazilit dhe ylli i Santos nuk i kurseu elozhet për ish-sulmuesin e Manchester City."Mario është një prej atyre lojtarëve që unë jam një fans i madh. Një futbollist i madh dhe një person i mirë. Përsa i përket ndeshjes mund të them që luajtëm mirë. Sa vjen e po përmirësohemi. Skuadra ka lojtarë shumë cilësorë", deklaroi Neymar.