Mesila Doda: Frika e shtyn Ramën të bëj koalicion me krimin

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka folur për festimet e Partisë Demokratike me rastin e 21-vjetorit të fitores së saj në zgjedhjet e 22 Marsit të vitit 1992.“ 22 Marsi i vitit 1992 ka qënë një moment shumë i rëndësishëm pasi partia Demokratike edhe pse kishte vetëm një vit që ishte krijuar, ishte tashmë një parti e konsoliduar me përfaqësuesit e saj në parlament edhe pse jo në mazhorancë. Partia Demokratike ka kryer të gjitha hapat e rëndësishëm të vendit siç janë, antarësimi në Këshillin e Europës, antarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave. Ato që janë bërë gjatë këtyre vitëve i ka mbulluar një tis mjegulle. Janë vite që shënuan një regres në vitin 1997, që e çoi vendin në një kaos të pamerituar. Sot është një ditë tepër e rëndësishme. Uragani filloi dhe nuk ka asnjë forcë që ta ndali. Kjo është forca që do të shkeli të gjitha muret e bllokimit” u shpreh Doda.Në lidhje se mbi çfarë bazash do të ngrihet fushata e Partisë Demokratike, Deputetja Mesila Doda tha: “Fushata jonë do të ketë si bazë arritjet që kemi pasur deri tani. Këto arritje janë në infrastrukturë, në ekonomi, në stabilitetin makroekonomik, arritje politike dhe arritje sociale. I kemi dhënë një dimension mjaft të madh arritjeve të deritanishme. PD-ja ka një program dhe një platformë që siguron një progress të mëtejshëm të Shqipërisë. Shqiptarët na kanë dhënë votën e tyre për 8 vite dhe ne në këmbim I kemi dhënë rrugë të shtruara, nacionale, kombëtare dhe rurale. Kemi pasur një stabilitet makroekonomik dhe nuk e kemi çuar vendin në krizë, kemi rritur rrogat dhe pensionet, kemi krijuar hapsira për biznesin. Fillimi i një fushate si ajo e PS-së me një rëndesë taksash për biznesin, është mënyra më e keqe për të nisur një fushatë. Në bazë të këtyre arritjeve dhe një programi shumë të mirë ne do të kërkojmë votën e shqiptarëve.”“Çdo forcë politike ka një bilanc. Ne nuk kemi frikë nga gjykimi i njerëzve sepse kemi dhënë tek këta njerëz shembullin e njerëzve të përkushtuar dhe që nuk abuzojnë me pushtetin. Modeli që ka dhënë PS-ja është ai i një opozite me popullin dhe jo me PD-në. Edi Rama në krye të bashkisë së Tiranës ka dhënë modelin e dhunës, modeli i baçes së beut të Tiranës.”“Mandatin e tretë Partia Demokratike e kërkon me entuziazmin e një mazhorance e cila vazhdon të transformojë vendin. Partia socialiste po e kërkon votën e saj duke u bashkuar me krimin. Edi Rama po mundohet të krijojë një klik të tijën personale për të pasur mundësi ta kontrrollojë Partinë Socialiste edhe pas humbjes, frika po e shtyn Edi ramën të bëjë koalicion me krimin.”