Nisin kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të Julian Çelës

Rinisin kërkimet në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë, për gjetjen e trupit të Julian Çelës.Pas ndërprerjes ditën e djeshme për shkak të motit të keq dhe mungesës së mjeteve të specializuara, kërkimet kanë rinisur sot në vendet e mundshme ku pedofili Ardian Prrenjasi, mund të ketë hedhur trupin e vogëlushit.Në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë ndodhet edhe prokurori i çështjes për zhdukjen e Julianit.Më herët, familjarët e 11-vjeçarit janë shprehur të irrituar me faktin se ende nuk ka një plan kërkimi nga autoritetet, ndërkohë që vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre për dëshminë e Ardian Prrenjasit.Prokuroria dhe Policia e Tiranës vazhdojnë ti qëndrojnë fort pistës së vrasjes së vogëlushit nga monstra 45 vjeçar Ardian Prrenjasi.Ndërkohë mjekësia ligjore ka përfunduar raportin për ekzaminimin e trupit të 10-vjeçarit të gjetur në shtëpinë e pedofilit pas 20 orësh rrëmbim, raport i cili tashmë është në dispozicion të hetimeve që po kryehen nga Prokuroria e Tiranës.Ndërsa një hetim ka nisur edhe Prokuroria e Elbasanit për të verifikuar të gjitha dosjet për pedofili që nga viti 1998 dhe për të parë nëse ka patur denoncime për monstrën e Laprakës.