Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin
Besimtarët bektashinj në të gjithë Shqipërinë festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij besimi.Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi sot të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati.Në ditën e Sulltan Nevruzit bektashinjtë kremtojnë ditëlindjen e imam Aliut dhe kjo festë njihet ndryshe edhe si dita e rilindjes së madhe. Sipas besimit bektashi, në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet. Kjo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.Në ditën e Sulltan Nevruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja. Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.Për të urur bektashinjtë me rastin e festës së tyre në selinë e kryegjyshatës pritet të zhvillojnë vizita autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit.