Presidenti dekreton 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe një të Gjykatës së Lartë.Kështu presidenti ka dekretuar emërimin e Gani Dizdarit dhe të Besnik Imeraj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Xhazair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës së Lartë.Ndërkohë 4 ditë më parë kreu i shtetit zhvilloi takime të veçanta me krerët e grupeve parlamentare të partive politike ku diskutoi për kriteret profesionale që duhet të kenë kandidatët si anëtarë për këto gjykata.Por kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi e cilësoi si anti-ligjore kërkesën e presidentit për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilëve sipas tij i përfundon mandati në muajin maj. Ja kush janë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese1.    Gani DizdariKa lindur në Tropojë, më 30 Prill 1949. Është i vë dhe ka një fëmijë. Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë më 1972. Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë në periudhën 1973-1982 dhe si Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor nga 1982-1989. Nga 1989-1995 ka qenë Prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe prej 1995-1999 ka qenë Zëvendës-Prokuror i Përgjithshëm. Ka ushtruar profesionin e avokatisë nga 1999-2006 si anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë. Që prej 2006 është Anëtar i Komisionit të Reformës Ligjore, Kryetar i Nën-Komisionit Penal. Me dekretin nr. 4732, datë 15 Dhjetor 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë dhe nga Qershor 2007 Kryetar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë....2.    Besnik YmerajKa lindur më 6 Dhjetor 1954 në Tiranë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, më 1977. Ka punuar Hetues pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan nga 1977-1986. Nga 1986-1991 ka qenë Drejtor Drejtorie në Hetuesinë e Përgjithshme Tiranë. Ka qenë Jurist pranë shoqërisë tregtare “TRANS-ALBANIA” nga 1991-1995. Gjatë periudhës 1 Janar 1998 deri më 1 Mars 2005 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës. Gjatë periudhës 2000-2006 ka qenë Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dhe që prej vitit 2000 është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Me dekretin nr. 4482, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.3.    Xhezair ZaganjoriLindur më 09.03.1957 në Shkodër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.