Kërkimet për trupin e Julian Çelës, përfundon pa sukses dhe dita e dytë
Përfundon pa sukses edhe dita e dytë e kërkimeve për trupin e Julian Çelës në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.Pas ndërprerjes së ditës së djeshme për shkak të reshjeve, kërkimet e zhvilluara në landfill kanë qënë më të organizuara dukë qënë se janë përfshirë edhe forcat e ushtrisë si dhe punonjës të pastrim-gjelbërimit. Ndërkohë që të gjitha kërkimet e bëra ditën e Premte janë mbikqyrur edhe nga prokurori i çështjes, si dhe një grup ekspertësh të policisë gjyqsore.Puna në landfill është bërë vetëm nga një eskavator, duke qënë se nuk mund të angazhohen mjete të tjera të rënda duke qënë se mund të dëmtohet skena e krimit. Nga ky eskavator është bërë krehja e një zone të caktuar,ndërsa pritet që ditët në vijim do kryhen kërkime në të gjithë parcelën ku mendohet se është trupi i 11 vjeçarit.Ndërsa hetimet përveç pistës së vrasjes të cilën dëshmon monstra 45 vjecar, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera siç është ajo e trafikimt të vogëlushit, por edhe pista rrëmbimit për shkak të detyrës së të atit nuk është lënë pas dorë nga hetuesit.Ardian Prrenjasi përveç ditës së parë është marrë në pyetje edhe disa herë të tjera, por asnjëherë nuk e ka ndryshuar dëshminë e tij, duke pranuar vrasjen e Julianit. Por deri më tani përveç dëshmisë së tij nuk ka asnjë provë shkencore që monstrën ta lidh me zhdukjen e 11 vjeçarit.