Mblidhet Samiti i Përgjithshëm i Unionit Europian Teatror në Tiranë

Lajme të mira dhe mundësi të reja për Teatrin shqiptar.Për herë të parë mblidhet në Tiranë, Samiti i Përgjithshëm i Unionit Evropian Teatror, ku marrin pjesë  40 teatre të 25 vendeve anëtare të kësaj organizate.Sipas Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, për tre ditë me radhë në këtë mbledhje do të  diskutohet buxheti, projektet e rëndësishme që janë në bashkëpunim si dhe aktivitetet e ndryshme të çdo teatri.Ky është ndër projektet më të rëndësishme të Teatrit Kombëtar, pasi për tre ditë me radhë, nga data 21- 24 Mars, do të diskutohen çështje të ndryshme lidhur me të ardhmen e teatrit.