Vlorë, prangoset anëtari i 11-të i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 11:41
Një tjetër person është arrestuar sot nga policia e Vlorës në kuadër të superoperacionit policor të koduar “Underground” të zhvilluar dje në dy shtete, Shqipëri dhe Itali.I arrestuari është Marsid Hysi, i cili është anëtar i organizatës kriminale me shumëkombëshe në përbërje të së cilës ishin shtetas shqiptarë dhe italianë.Ndërkohë dje policia italiane dhe shqiptare arrestuan 11 anëtarët e bendës ndërsa në Vencia u sekuestrua edhe 1 ton kanabis sativa.Nga hetimet mësohet se lënda narkotike pasi sigurohej në Shqipëri (Lazarat), trafikohej drejt Italisë duke fshihej në panele alumini dhe trafikohej me kamiona nga vendi ynë drejt shtetit fqinj Italisë.