Ministri Olldashi reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për punësimet në infrastrukturë

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi me anë të një deklarate për mediat ka reguar ditën e sotme ndaj deklaratave të kreut të Partisë socialiste, Edi Rama për punësimet në infrastrukturë.Në deklaratën e ministrit Olldashi thuhej:“Sulmi i z.Rama mbi rrugët tregon se ai nuk e ka absolutisht idenë se si rritet biznesi dhe si krijohen vendet e reja të punës.Ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në punësim. Kjo është arsyeja pse ne kemi shtruar 10 mijë km rrugë, dhe qytetarët mund t’I shohin vetë rezultatet. Teksa ndërtoheshin këto rrugë të reja, 45 mijë shqiptarë u punësuan, çdovit, në këtë proçes.Kur rrugët u ndërtuan, biznese të reja lindën, duke punësuar më shumë shqiptarë. Dhe sot, këto rrugë shfrytëzohen për të dërguar produktet në tregje, edhe më shumë shqiptarë janë të punësuar në këtë cikël, duke transportuar produktet në portet dhe në kufinjtë e vendit, për t’i shituar në tregun botëror. Ky është një tjetër shembull se plani i zotit Rama për punësim është një fantazi e sajuar në dhomën e tij të ndenjes.”