Tiranë, lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 12:24
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë burg me afat 30 ditë për Pjetër Ndoi, 67-vjeçarin i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.Ndoi u arrestua dy ditë më parë nga policia në zonën e “Don Boskos”, me akuzën për ngacmim seksual ndaj një vajzë 15-vjeçare.Kanë qënë prindërit e të miturës ata të cilët kanë bërë kallëzimin në polici për 67-vjeçarin me pretendimin se ai ka tentuar të përdhunojë vajzën e tyre, në kohën që vogëlushja ka qenë duke shkuar në shkollë.Pas denoncimit, policia ka shkuar në banesën e Ndoit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij ndërkohë që 67-vjeçari nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën e ngritur ndaj tij.