Berisha uron Sulltan Nevruzin: Në këtë ditë të shenjtë shqiptarët festojnë demokracinë

Kryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.Në një prononcim për mediat pas vizitës që zhvilloi në kryegjyshatën e bektashinjve, kryeministri tha se kjo është një ditë frymëzimi për të gjithë shqiptarët.“Erdha këtu për ti shprehur Baba Edmondit dhe të gjithë bektashinjëve shqiptarë kudo që janë, të gjithë besimtarëve të Zotit, urimin më të përzemërt në këtë ditë të shenjë, ditë frymëzimi për besimtarët, frymëzimi për përpjekjet gjithnjë e më të mëdha për të realizuar qëllimet fisknike, mirësinë për veten dhe për familjen” tha kryeministri.Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se bektashizmi është e lidhur me përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet.“Bektashizmi shqiptar është një histori e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet dhe emancipim. Nuk duhet të harrojmë se ata që shkruajtën doktrinën tonë kombëtare ishin vëllezëri Frashëri. Por në çdo kohë bektashizmi ka qënë një frymëzim për shqiptarët. Ndaj dhe njëherë iu uroj dhe falenderoj Zotin që këtë ditë të shenjtë shqiptarët të themelojnë demokracinë, sistemin e vlerave, sistemin e të ardhurave” përfundoi fjalën e tij kryeministri.