IDA: Zgjedhjet,betejë idesh, jo njerësish. Jo premtime materiale në këmbim të votës

Instituti Demokratik Amerikan rekomandon që politikanët shqiptarë të komunikojnë përmes debatesh, zgjedhjet të jenë një betejë idesh dhe jo njerësish, dhe partitë të mos premtojnë përfitime materiale në këmbim të votës.Ndërsa ka prezantuar raportin praprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri, IDA thekson se krerët e partive duhet të ruajnë edhe me vepra pavarësinë e KQZ.Gjithashtu IDA, në raportin e sja kërkon listat e zgjedhësve të jenë të sakta dhe teknologjia të bëhet në mënyrë transparente.Gjithashtu në raport thuhet se për të rritur pjesëmarrjen e grave në politike, partitë politike duhet të vendosin emrat e tyre më lart në listat për deputetë.Kreu i delegacionit të NDI (Institutit Demokratik Amerikan), Howard Dean gjithashtu e ka cilësuar si të polarizuar situatën parazgjedhore në Shqipëri.Ndërsa e ka cilësuar si të mirë ligjin për zgjedhjet, guvernatoi Dean theksoi se të gjitha partitë politike duhet të respektojnë me regorizitet kodin zgjedhor."Shqipëria është një vend i polarizuar dhe kjo shihet sidomos për dy partitë e mëdha. Por pavarësisht polarizimit, mos harroni të kujtoni se Shqipëria ka bërë shumë arritje. Nga takimet që kemi patur, kemi konstatuar cinizëm të thellë në politikë, që duhet tejkaluar. Sjelljet e udhëheqësve politikë duhet të jenë sa më të civilizuara.    Partitë kanë miratuar një ligj të mirë zgjedhor, kanë përgjegjësi për zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të respektohet Kodi Zgjedhor të miratuar me konsensus nga partitë. Më 23 qershor duhen zgjedhje të lira e të drejta, partite të sigurohen që çdo shqiptar të dalë të votojë" theksoi Dean.Ndërsa në fjalën e tij, Robert Benjamin është shprehur se shqiptarët duan që zgjedhja e tyre në votimin e 23 qershorit të respektohet."Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shqiptarët pasi do të zgjidhen ata që do t` qeverisin. Shqiptarët do të duan të shohin që zgjedhja e tyre do të respketohet në këtë proces” ka theksuar Benjamin.Misioni i NDI ka qenë në Shqipëri në datat 18-22 mars ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, drejtues të KQZ-së, partive politike, dhe shoqërisë civile.