Vuksani: Krijimi i fermave uli numrin e njësive ekonomike bujqësore

Ulja e numrit të njësive ekonomike bujqësore dhe blegtorale në vend ka ardhur si rezultat i krijimit të fermave të mëdha.Gjok Vuksani drejtor në ministrinë e Bujqësisë shpjegon se ky fakt është pozitiv dhe tregon zhvillimin e bujqësisë në vend.Ndërkohë në lidhje me aplikimet për përfitimet nga fondet e BE -së dhe programit të qeverisë për bujqësinë Vuksani shpjegon se ka pasur bum aplikimesh dhe tendeca ka qenë më tepër për arrorët,ullinjtë dhe bimët mjekësore.Bujqësia aktualisht është vendosur në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe BE-së për shkak të rëndësisë që ka ky sektor për integrimin e vendit.