Berisha: Festojmë ditën e parë të demokracisë, frymëzim për fitore më 23 qershor

Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot të gjithë shqiptarët për 22 Marsin, ditën e parë të Demokracisë.Përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook, kryeministri Berisha thekon se 22 marsi është dita e ndryshimit të madh të historisë sonë“Sot është 22 Marsi, dita që ne me votën e lirë sollëm ndryshimin më të madh në tërë historinë tonë kombëtare, ndryshuam epoka, sisteme, dhe kaluam nga dikatatura komuniste me çnjerëzore, sistemi i shtypjes dhe mbijetesës në skllavëri shtetërore, në sistemin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe ndërtimit të të ardhmes europiane që meritojmë” shkruan Berisha në profilin e tij në FB.Më tej, kryeministri ka ftuar të gjithë shqiptarët që t`i bashkohen festimeve në sheshin Nënë Tereza.“Të festojme ditën e parë të demokracisë, ditën e bardhë që na frymëzon ne për një fitore të shkëlqyer më 23 qershor. Gëzuar! ” shkruan kryeministri.