Ibrahimi: Të miratohet "statusi i Artistit", paga të shkojë 800 dollarë
Artistët shqiptarë akoma nuk gëzojnë një status. Kërkesa e kahershme e artistëve vazhdon të mbetet peng duke bërë që ato të privohen nga një sërë të drejtash si paga, mosha e pensionit apo marrëdhëniet e punës të cilat artistët e tjerë të botës i gëzojnë.Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që të përshpejtojë veprimet në këtë drejtim pasi ka ardhur koha që edhe artistët shqiptarë të gëzojnë këtë status.Në të njëjtën kohë Ibrahimi kërkon që paga e artistit të shkojë 800 dollarë.Së fundmi Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë , Reshat Ibrahimi theksoi se problemet e artistëve shqiptarë dhe arritjet e viteve të fundit i ka trajtuar edhe në Bruksel në takimin e tetë të Grupit Evropian të Federatës Ndërkombëtare të Muzikantëve.