21 vjet nga fitorja e PD-së, Berisha: Më 23 qershor do kemi një 22 mars të dytë
Partia Demokratike feston sot 21-vjetorin e fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.Demokratët e kanë festuar këtë ditë me një koncert/miting të organizuar në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet ku ka qënë i pranishëm edhe kryeministri Berisha.Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Berisha theksoi se PD-ja do të shënojë një 22 mars të dytë në 23 qershor."Përpara për konsolidimin e pandërprerë të lirive dhe të drejtave njerëzore, zgjedhje të lira e dinjitoze, për një 22 mars të dytë më 23 qershorin që po vjen, ne do fitojmëNe jemi ndryshimi sepse bëmë të vërtetë ëndrrën europiane, atë të 22 marsit dhe anëtarësimin e Shqipërinë në NATO. Ne jemi ndryshimi sepse me reformat e thella dhe të gjithanshme bëmë që shqiptarët të lëvizin të lirë pa viza në mbarë Europën" tha Berisha.Duke akuzuar sërish opozitën për bllokimin e integrimit të vendit, kryeministri Berisha ka theksuar se më 23 qershort shqiptarët me votë do të shembin murin e bllokimit."Ne jemi ndryshimi sepse me reforma të thella, me sakrifica, me vepra dhe jo me fjalë merituan statusin e vendit kandidat të cilin e bllokuan bijtë e atyre që u përmbysën më 22 mars. Por ne iu themi atyre se ëndrra jonë evropiane s’mund të ketë të ndalur, 23 qershori me forcën e lirisë së votës, do shembim murin tuaj të bllokimit, do bëjmë gjithçka Shqipëria drejt Evropës, në rrugën e integrimit" tha Berisha.Kryeministri Berisha shtoi më tej zgjedhjet e lira dhe fitorja e PD-së në 23 qershor janë vendimtare për shqiptarët të cilët kërkojnë punësim, një rrogë më të mirë dhe mirëqënie."22 marsi na frymëzon që me iniciatën tonë të lirë, me reformat e thella dhe të gjithashme t`i shndërrojmë pasuritë kombëtare në pasuri për qytetarët, në burim të pastrershëm të punësimit të tyre. Përpara drejt 23 qershorit, për më shumë vend pune, për rroga më të larta, për mirëqënie. Sot pas 21 vitesh nga 22 marsi I viti 1091 Shqipëria është vite drite larg Shqipërisë të 21 viteve më parë. Por sot për çdo njërin prej jush, për çdo qytetar vazhdimi i ndryshimit, fitorja e 23 qershorit është vendimtare dhe përcaktuese për të ardhmen e saj. Fitorja dhe zgjedhjet e lira janë vendimtare për çdo të ri që do të shkollohet, të zërë një vend pune dinjitoze për veten, familjen dhe shoqërinë. Për ne shkollimi i të rinjve dhe punësimi i tyre janë objektivat tona” tha kryeministri.Kryeministri Berisha në fjalën e tij e cilësoi 22 Marsin si ditën ku u firmos për ndryshimin me të madh të historisë sonë kombëtare."Jemi mbledhur sot në këtë miting madhështor për të festuar se bashku 22 Marsin ditën e parë të demokracisë, diten e mundësive. Qytetaret e votën e tyre të lirë firmosen për ndryshimin me të madh të historisë sonë kombëtare. Ne u shkëputëm nga diktarura me e eger që shoqëria shqiptare kishte njohur. Në vitin 199, shqiptarët votuan për sistemin e bazuar në vlerat e shoqërisë. Gëzuar 22 Marsin, ditën e madhe festën e lirisë, gëzuar Sulltan Nevruzin." u shpreh kryeministri.Ndërkohë në një mesazh të shkurtër në publikuar në profilin e tij në “Twitter”, kreu i PS-së Edi Rama shkruan: “A është Shqipëria më e pastër se në 22mars 92? Po plazhet, kodrat, pyjet, ujrat, toka e bukës, monumentet e kulturës më të mbrojtura?”