Sëmundjet malinje të gjakut më të përhapura në zonë urbane
Një qytetar që jeton në një qytet të mbipopulluar, duhanpirës apo konsumues i alkoolit është më i riskuar të preket nga sëmundjet malinje të gjakut se sa një tjetër individ që jeton në zonat më të qeta apo rurale.Por përveç këtyre shkaqeve, mjekët thonë se rrezatimet nga antenat e kimikatet e ndryshme kryesisht në bojëra janë shkaqet kryesore të shkaktimi të sëmundjeve malinje. Përveç faktorit gjenetik, që mbetet risk më vete, rimet e indrustrisë kanë përshpejtuar edhe përhapjen e kësaj sëmundje.Vetëm në një vit, mjekët thonë se ka 200 raste të reja. Me sëmundjet malinje të gjakut mund të preket gjithkush fëmijë e të moshuar, edhe ata që nuk kanë lindur me çrregullime në qelizat e gjakut.Mjeku hematolog Arben Ivanaj thotë se spitalet në vend nuk i kanë të gjithë medikament për trajtimin e sëmundjeve të gjakut ndërsa kërkoi me ngulm mirëmenaxhim të fondeve dhe investime në shërbimin e hematologjisë.Disa nga sëmundjet e gjakut të lindura dhe të përhapura janë talasemitë, hemofilitë. Këshillat më e mirë që japin mjekët për të ulur inidencën e këtyre sëmundjeve është më shumë aktivitet fizik, kontroll të ushqimeve dhe sa më shumë të ecim dhe të jetojmë në natyrë.