Rektori i Tiranës kundër MASH: Paratë për universitetet të mos ndahen me ato private

Strategjia e arsimit e cila është prezantuar pak ditë më parë nga Ministri i Arsimit, është kundërshtuar nga Rektori i Universitet të Tiranës, Dhori Kule, në pikën e ndarjes së fondeve të arsimit.Sipas strategjisë, paratë në arsimin e lartë do të ndahen mes universiteteve publike dhe atyre private. Kushti që zoti Kule vendos në këtë rast, është që financimet do të ndahen vetëm nëse universitetet private do të ndryshojnë statusin në "jofitimprurëse".Kreu i Universitetit të Tiranës thotë se në këtë mënyrë ndarja e fondeve do të jetë e drejtë, pa favorizuar lulëzimin e universiteteve private. Ndërsa qëndrimi i këtij universiteti ndaj kësaj strategjie do të bëhet publike pas pak kohësh.Rektorati ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe veçanërisht Fakultetit të Drejtësisë dhe Gjykatave të Rrethit Gjyqësor Tiranë e Elbasan, me qëllim kryerjen e një praktike informimi nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, lidhur me veprimtarinë e Gjykatës dhe shërbimet në ndihmë të qytetarëve.