Aksidentohet rëndë me motoçikletë 17 vjeçari, rrëzohet në kanalin e rrugës

Një 17 vjeçar ka marrë plagë të rënda në kokë pasi ka pësuar aksident ndërsa udhëtonte me motorcikletë në rrugën kryesore në fshatin Kosmac të bashkisë së Vaut të Dejës.Neritan Mahmutaj ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka humbur kontrollin dhe është përplasur në kanalin anësor të rrugës e për pasoje ka marrë demtime të rënda në kokë.Banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë 17- vjecarit duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres . Sipas uniformave blu, shkak i aksidentit është bërë lëvizja e 17 vjecarit me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa nuk mbante as skafandë, cka ka ndikuar edhe më shumë në dëmtimin e adoleshentit.