Hapet muzeu në kryeministri, salla dixhitale dhe ekspozita
Duke nisur nga 9 korriku këto ambientë do të mund të vizitohen nga të gjithë qyetarët të cilët kanë interes të njohin historikun që mbart kjo godinë qeveritare ndër vite.Ky është holli protokollar i kryeministrisë ku për herë të parë ekspozohen në Shqipëri veprat e artistëve ndërkombtarë si Thomas Deman, Carston Holler dhe Philipe Parreno.Në këtë muze ndodhet edhe salla dixhitale e cila i ofron publikut akses në arkivën e kryeministrisë….ku ekspozohen rreth 1400 fotografi që prej vitit 1940.Dhe me një shpejtësi te rrufeshme ishin ekspozuar edhe fotot e kryeministrit me kancelaren gjermane Angela Merkel.Zef Paci është artisti i parë qe ekspozon projektin " Mbi jetën politike dhe atë të përditshme 1945-1990, një ekspozitë e ndarë në dy projeksione imazhesh e cila ka të bëjë me marrëdhënien pushtet -popull.Ndërsa kjo hapësirë e kryeministrisë i dedikohet kohës se regjimit komunist të paekspozuara më heret.Biblioteka ke vendin e saj ne kete holl kryeministror me mundësi on line për të hyrë në mijëra biblioteka të botës të specializuara në fushën e politikës, BE, artit, arkitekturës dhe planifikimit urban.Muzeu në kryeministri qëndron hapur cdo ditë nga ora 9 deri në 21 të mbrëmjes, përvec ditës së mërkurë.