Tregu i energjisë, Shqipëria gati të hyjë në bursë, në rrjet deri në 2020
Shumë shpejt tregu energjitik shqiptar do të jetë në bursë ku mund të realizohet shitja dhe blerja e energjisë.Hapja e një burse është kusht për liberalizimin e tregut të energjisë.Sipas Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, kjo do të ndikojë për uljen e kostove të energjisë.Deri në vitin 2020, Shqipëria e planifikon të jetë e lidhur me rajonin me linjat e interkonjeksionit.Gjiknuri: “Dhe Shqipëria nga ana tjetër po bën hapat e saj drejt liberalizimit të këtij tregu. Ju e dini tashmë që Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar miratuan ligjin e ri të energjisë elektrike, i cili përcakton një skedule edhe për liberalizimin e mëtejshëm të tregut.Gjithashtu po bëhen hapa me vendet fqinjë për të bashkuar tregjet, pra për të krijuar tregje më të mëdha sesa një vend siç është rasti me Kosovën, apo siç janë dhe disa përpjekje nën edhe mbikqyrjen e komunitetit të energjisë për krijimin e zyrave të përbashkëta të alokimit të kapaciteteve gjë që i bën tregjet e këtyre vendeve më të lidhura me njëra-tjetrën.Momentin që janë më likuid, kanë më shumë garanci financiare edhe për investime. Qeveria shqiptare është e vendosur të shkojë drejt këtij drejtimi, në hapjen dhe liberalizimin e tregut të energjisë”.