Berisha: Të ngrihet një komision i posaçëm për të frenuar eksodin

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka kërkuar kuvendit të ngrejë një komision të posaçëm për të frenuara masat e eksodit të azilit.Sali Berisha: Bëj thirrje që parlamenti të krijojë një komision ku të vlerësojë një seri masash të domosdoshme për të ndalë këtë fluks, këtë eksod.Zoti Berisha paralajmëroi se shumë shpejt vendi ynë do të ndëshkohet për për largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të Europës nëse situata nuk ndryshon.Sali Berisha: Dalin zëdhënësat e qeverisë dhe tonë se nuk ka rrezik vendosja e vizave. Absolutisht po, jo nesër, jo pas dy muajsh, por absolutisht në një të ardhme jo të largët, sepse e kanë gati meganizmin.Ish-kryeministri Berisha kërkoi nga mazhoranca marrjen e masave të domosdoshme për të ndalur këtë eksod, që është problemi më i madh i BE, pas krizës greke.