Ja si u grabit nga dy persona banka në qendër të Durrësit
Policia ka publikuar pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Durrës një ditë më parë, të marra nga kamerat e sigurisë.Banka u grabit nga dy persona, ku njëri ishte i maskuar si i moshuar dhe një tjetër mbante në kokë një skafandër motori.Siç shihen edhe nga pamjet në fillim hyn në bankë personi i cili ishte i maskuar si i moshuar, ku në sup mbante një çantë. Pas tij afrohet një person i dytë, i cili është i armatosur me kallashnikov.Grabitësi i maskuar si i moshuar pasi ka hyrë në në ambientet e brendshme të bankës ka kërcënuar me pistoletë rojen e sigurisë deri në momentin kur në ambientet e brendshme shfaqet edhe grabitësi i dytë, që fillon të neotralizojë rojen e sigurisë, kurse grabitësi tjetër shkon për të marrë shumën e parave në arkën e bankës.Në momentin e grabitjes në banka ka pasur edhe klientë, të cilët sapo kanë parë situatën janë largua, ndërsa punonjëset e bankës janë fshehur poshtë tavolinave të punës.Grabitësi i qetë ka marrë shumën e parave dhe më pas është larguar sëbashku me shokun e tij.Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata mundën të grabisin 8.765 Dollarë, 7.015 Euro dhe 17.741.320 Lekë të vjetra.E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda harkut të pak minutave ndërsa autorët arritën të dalin dhe largohen nga banka, ndërsa policia mundi të arrestojë si autor të dyshuar 31 vjecarin Alban Duka ndërsa është identifikuar edhe autori tjetër dhe po punohet për kapjen e tij.
(Video: Kronika e RTV Ora News)[caption id="attachment_544472" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544473" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544474" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544475" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544476" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544477" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption][caption id="attachment_544478" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i grabtijes se bankes ne Durres[/caption]