Kancelarja Angela Merkel: Nuk do të ketë shkurtim të borxhit grek

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar Bosnjë Hercekovinën, vendi i fundit i turit të saj në Ballkanin Perëndimor pas vizitës në Tiranë dhe Beograd. Ajo u prit në Sarajevë nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje- Hercegovinës, Denis Zvizdic në Sarajevë.Gjatë konfrencës për shtyp,Merkel ka nxitur autoritetet vendase të nisin reformat sociale dhe ekonomike, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kancelarja ka folur për krizën e borxhit grek, duke përsëritur sërish se nuk do të këtë shkurtim të borxhit të Greqisë, dhe se asgjë nuk ka ndryshuar nga dje sot.Sa i përket samitit të jashtëzakonshëm të së dielës, ditë kur edhe përfudnon afati për Greqinë, Merkel është shprehur:"Nuk dua të spekuloj për të dielën. Por do të jetë një takim shumë i rëndësishëm, dhe nuk duhet të harrojmë që populli grek po vuan. Bankat janë të mbyllura dhe politikanët grekë e kanë për detyrë të marrin vendime. Duhet të shohim propozimet e Greqisë ndaj tre institucioneve kreditore për të parë se cfarë do të ndodhë në ditët në vijim.Ndërkohë kancelarja në vizitën e saj në Serbi dhe Shqipëri ka deklaruar se Europa ka dyert e hapura për vendet Ballkanike dhe se anëtarësimi i tyre nuk do të përballet me vonesa artificiale.