Vlahutin: Në reformën e drejtësisë nuk ka negociata politike

Reforma në drejtesinë shqipëtare duhet të qëndrojë mbi cdo interes tjetër. Në këtë reformë nuk ka vend për negociata politike. Mesazhi u dha nga Gjirokastra nga kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin, ndersa kërkoi zero tolerancë ndaj korrupsionit.Romana Vlahutin: Dua që të mos ketë tolerancë ndaj korrupsionit dhe këtu një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjithë, qytetarët e thjeshtë, shoqatat e ndryshme, institucionet e ndryshme. Kjo reformë duhet që sëpari të mbrojnë të gjithë ata të cilët e bëjnë punën e tyre me devotshmëri dhe me ndershmëri.Në Forumin Rajonal mbi Reformën në Drejtësi,  Vlahutin u shpreh se është e lumtur që më në fund edhe përfaqësuesit e opozitës i dhanë mbështetje kësaj reforme kaq të domosdoshme për një vend si Shqipëria që aspiron drejt familjes Europian.Romana Vlahutin: Unë jam e lumtur që opozita është bërë pjesë e këtij komisioni të posaçëm parlamentar. Sepse reforma në drejtësi, në Shqipëri duhet të qëndrojë mbi çdo interes tjetër. Këtu në këtë reformë nuk ka nevojë për negociata politike.