Greqi, Bankat qëndrojnë të mbyllura deri të hënën
Qeveria greke ka zgjatur mbylljen e bankave deri ditën e hënë më 13 korrik.Po deri në këtë datë do të jetë dhe limiti ditor i tërheqjes së parave në bankomat, 60 euro.Banka Qëndrore Europiane ka vendosur të mos rrisë mbështetjen për bankat greke deri sa kriza e borxhit të zgjidhet.Kryeministri grek, Aleksis Tsiprar thotë se ai do të paraqesë plan-reforma të besueshme ditën e nesërme, para afatit të së dielës që Bashkimi Europian ka vendosur për të gjetur një zgjidhje.Një samit emergjent do të përfshijë të 28 anëtarët e Bashkimit Europian, dhe jo vetëm 19 vendet e eurozonës.Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka paralajmëruar se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e eurozonës”.“Afati i fundit përfundon këtë javë,” tha ai pas bisedimeve emergjente të liderëve të eurozonës në Bruksel këtë të martë.Greqia është në pritje të një shpëtimi për të shmangur falimentimin."Mbyllja e bankave do te vazhdoje deri me 13 korrik," tha ministria greke e financave ne nje deklarate per shtyp.Njoftimi erdhi pasi BQE-ja vendosi te mos ndryshoje nivelin e perkrahjes