Totozani: Të ndalen paragjykimet dhe dhuna e policisë ndaj banorëve të Lazaratit

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka kërkuar që të ndalen paragjykimet për lazaratasit, ndërsa ka theksuar se në adresë të institucionit që drejton kanë ardhur ankesa se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të këtij fshati.Totozani: “Pavarësisht se çfarë ka ndodhur këtu, qytetarët e Lazaratit meritojnë të jetojnë si gjithë qytetarët e Shqipërisë. Të ketë një kujdes më të madh nga institucionet shtetërore dhe të realizojnë jetën e tyre me të gjithë të drejtat kushtetuese që ju takojnë”.Avokati i Popullit shprehu mbështetjen ndaj policisë së shtetit lidhur me ngjarjet e fundit në Lazarat, por theksoi se individë të inkriminuar nuk përfaqësojnë lazaratasit, të cilët meritojë të mbështeten.Totozani: “Unë mendoj që policia ka bërë punë e saj këtu, e kemi mbështetur. Askush nuk ka të drejtën që të sigmatizohet për hir të disa individëve të inkriminuar. Këta meritojnë që ne të hedhim një vështrim ndryshe ndaj Lazaratit, një vështrim më qytetar, më mikpritës, më të dhembshur dhe më të hapur”.Gjatë takimit Avokati i Popullit është njohur me shumë problematika që shqetësojnë banorët, ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit të këtij komuniteti.