I kërkoi pacientit ryshfet për shërbimin, proçedohet penalisht mjeku psikiatër

Policia e Shkodrës nis proçedim penal në gjendje të lirë ndaj një mjeku psikiatër në spitalin e këtij qyteti.Gjon Preçi, 51 vjeç, neuropsikiatër dhe njëkohësisht shef i shërbimit të qendrës komunitare të shëndetit mendor Shkodër, akuzohet për shpërdorim detyre.Proçedimi penal vjen pas kallëzimit të bërë nga një pacient i tij nga Kukësi, shtetasi me iniciale V.K 62 vjeç, sipas të cilit mjeku psikiatër i ka kërkuar para në këmbim të shërbimit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasit Gjon Preçi për veprat penale të "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i përsonave që ushtrojnë funksione publike" dhe për shtetasin V.K., për veprën penale të "Korrupsion aktiv ndaj përsonit që ushtron funksione publike".