Rehabilitimi i minorenëve, Totozani: Institucionet e rehabilitimit s'funksionojnë

Vrasja e dy turistëve çek, nga 20-vjeçari Sokol Mjacaj, vetëm një muaj pas daljes së tij nga burgu ku kishte vuajtuar një dënim 5-vjeçar me heqje lirie  për bashkëpunim në një vrasje, sposton vëmëndjen tek institucionet rehabilituese të minorenëve .Ilgli Totozani, Avokati i Popullit deklaron se keto institucione nuk fuksionojnë.Igli Totozani: Pra të kuptojnë kur një i mitur kryen një akt të tillë 1 muaj pasi ka bërë 5 vjet burg i mitur, duhet të kuptojmë se këtu kemi një zinxhirr të tërë hallkash që nuk funksionojnë, ato familjare, shkolla, shoqëria dhe pastaj edhe vetë sistemi, i cili nuk ka arritur ta rikthejë.Avokati i Popullit thotë se numri i të miturve të përfshirë në krime është shqetësues. Ai thotë se rikthimi i tyre në jetë normale ka nevojë po politika institucionale.Igli Totozani: Nuk ka më burg, burg, burg si dikur. Sot burg është një institcion publik, i cili synon që njëriun që ka shkelur ligjin ta kthejë në jetë.Aktualisht në Shqipëri janë mbi 80 minoren të paraburgosur dhe 11 të dënuar për krime të ndryshme.