Do trafikonte drejt Italisë 24-vjeçaren nga Fieri, arrestohet i riu nga Vlora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2015, 09:50
Policia e Vlorës, parandalon një rast trafikimi të një personi në drejtim të shtetit të Italisë, ndërsa ka vënë në pranga trafikantin.Xhino Rrapaj, 22-vjeç, banues në fshatin Fitore-Novoselë akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, të mbetur në tentativë.Policia e Vlorës nga informacionet e marra në rrugë operative, rezultoi se ky shtetas po përgatitej të trafikonte në drejtim të Italisë, shtetasen: D.K, 24-vjeç, banuese në fshatin Kallëm-Fier.Menjëherë u bë ndërhyrja për parandalimin e këtij akti kriminal dhe u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në flagrancë në lagjen “10-Korriku”-Vlorë, në banesën e marrë me qera nga shtetësja: D.K.