FOTOLAJM/Pistoletë dhe fishekë pa leje në banesë, në pranga dy vëllezër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2015, 09:37
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.Policia e Pogradecit ka arrestuar Diamant dhe Ervis Korçën, 36 dhe 23 vjeç pasi nga kontrolli në banesën e tyre në fshatin Vërdovë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me nr 6534683-66-1959 me 16 fishekë, pa lejen përkatëse.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.[caption id="attachment_544339" align="alignnone" width="515"]
Ne foto: Pistoleta dhe karikatori me fisheke qe u gjeten nag policia[/caption]